Brenda 24 orëve, uniformat blu kanë njoftuar se në Palasë dhe Zvërnec, janë bllokuar dy skafe, pasi akuzohen se kanë shkelur perimetrin e sigurisë në det.

Ndërkohë, ndëshkohet me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesi i një prej mjeteve lundruese.

Njoftimi:
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë monitorimin e hapësirës detare me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së pushuesve në plazhet e vendit.

Brenda 24 orëve në Palasë dhe Zvërnec bllokohen dy mjete lundruese që shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Si rezultat i monitorimeve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bllokuan një tjetër mjet lundrues në plazhin e Zvërnecit, që shkeli perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Ndëshkohet me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues.

Më herët, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e 📍Palasës, duke bllokuar një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesin e mjetit lundrues.