Drejtuesi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka miratuar reduktimin e pagës në 40% për 2 gjyqtarë, pasi sipas tij, shkelën rregullat etike dhe disiplinore.

Bëhet fjalë për Pajtime Fetahun, gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit dhe Hektor Sinani gjyqtar në Gjykatën e Vlorës.

Mësohet se hetimi për Sinanin dhe Fetahun ka nisur që në kohën e ILD-së së vjetër më pas dosjet i kaluan Ministrisë së Drejtësisë dhe shkeljet e tyre kanë mbetur pa hetuar.

Mundësia e djegies së afatit 5-vjeçar të hetimit bëri që ccështja të trajtohet me prioritet në ILD, ndërkohë ky institucion po heton edhe 18 magjistratë dhe prokurorë të tjerë për shkelje të ndryshme.

Mësohet se hetimet ndaj Pajtime Fetahut kanë nisur nga një video e transmetuar në STOP komunikimi i saj ishte i papërshtatshëm. Është hera e parë që nga krijimi i ILD që Metani  kërkon këtë masë të tillë e cila lidhet me një tentativë për të disiplnuar magjistratët dhe prokurorët.

Më 16 shtator pritet të thirren në gjykim 2 gjyqtarët për të dhënë shpjegime ndaj inspektoriatit.