Një zyrtar i lartë i BE-së, i cili shërbeu si shef i ndihmës humanitare të Bashkimit në Sudan, u qëllua në kryeqytetin Khartoum dhe është nën vëzhgim mjekësor, thanë katër persona të njohur me situatën, sipas New York Times.
Zyrtari, Wim Fransen, një shtetas belg, u zhduk të dielën mbrëma ndërsa luftimet midis forcave të armatosura rivale u intensifikuan, pavarësisht nga një armëpushim i shpallur.
“Wim Fransen u qëllua për vdekje mes përleshjeve në kryeqytetin e vendit Khartoum të martën,” tha një përfaqësues i Komisionit Evropian të mërkurën. Zëdhënësi konfirmoi se Fransen ishte plagosur, por nuk pranoi të jepte detaje mbi incidentin ose gjendjen e tij aktuale, duke përmendur “arsye sigurie”.
Sipas Politico, Fransen është zyrtari i dytë i BE-së që plagoset në dhunën midis fraksioneve rivale ushtarake që shpërtheu në Khartoum gjatë fundjavës.
Të hënën, Aidan O’Hara, ambasadori i BE-së në Sudan, u “sulmua” në shtëpinë e tij. Sipas një zëdhënësi të shërbimit diplomatik të BE-së, O’Hara është “i sigurt” dhe “vazhdon detyrat e tij” pas incidentit.
“Kjo është një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës. Siguria e objekteve dhe personelit diplomatik është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe detyrimi i tyre, bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, theksoi kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borel.