Një i ri me inicialet SH.B në Mitrovicë dhunohet keq nga policia për thyerjen e orës policore.

Mediat në Kosovë raportojnë se i riu me tre shokët e tij, të premten në orën katër të mëngjesit, kishin ndezur një zjarr afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Meqë në këtë orë është e ndaluar lëvizja, policia ka shkuar pranë tyre. Katër djemtë nisën të largoheshin nga aty, por 19-vjeçari Sh.B u ndalua.

Sipas tij, kjo është arsyeja për të cilën zyrtarët policorë nisën të ushtrojnë dhunë ndaj tij. Ai mori lëndime në kokë për të cilat më pas u trajtua në urgjencën e qytetit.

Policia e shoqëroi të riun dhe shokët e tij në stacionin policor ku edhe u procedua per “pengim i personit zyrtar”, kurse polici në fjalë u pezullua për 72 orë.