Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikon numrin e tij të celularit në çdo Komisariat policie.Tani nëse dikujt nga ju i duhet të ankohet  për një punonjës të policisë së shtetit apo për raste korrupsioni mund ti telefonoje drejtpërdrejtë ministrit Tahiri. Në një kënd të veçantë të komisariateve shkruhet:

“I nderuar qytetar, për çdo mungesë të shërbimit apo të etikës nga punonjës të Policisë së Shtetit, mirëpres çdo ankesë tënden në numrin tim personal 0682052748, duke të falënderuar për besimin”, është mesazhi i ministrit të Brendshëm.

Shpresojmë që ministri të ketë mundësi ti përgjigjet të gjitha telefonatave.