Dhjetë persona janë marrë nën hetim nga SPAK, mes tyre ish-drejtuesja e ARRSH-së Sonila Qato.
Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale shpërdorim detyre, shkeljes së barazisë në tendera. Hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë. Fillimisht ishte Këshilli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet.
Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Godgo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.