Një 24-vjeçare shqiptare, rezidente në Faenza, Bolonja është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së premtes, pas një sherri të dhunshëm me të dashurin.
Vajza, tërësisht e dehur nuk është rrahur vetëm me të dashurin, por edhe me karabinierët që mbërritën aty, pasi u njoftuan nga fqinjët.
Sipas medieve lokale, arsyeja se pse e reja shqiptare është grindur në mënyrë të dhunshme me të dashurin e saj është sepse ky i fundit ishte kthyer vonë në shtëpi, pas një feste me miqtë.
Pas njoftimit të policisë nga ana e fqinjëve, dy agjentët që kanë mbërritur për normalizimin e situatës janë sulmuar me shkelma dhe grushta, madje dhe thonj nga vajza. Menjëherë ndaj saj është marrë masa e arrestit me burg.





