Kosovë, 28 prill 2014 – Futbolli kosovar është përshkuar nga dhuna të dielën, në ndeshjen Hajvalia – Trepça. Në fakt, tensionet ishin të pranishme në këtë duel dhe pas ndeshjes u shkëmbyen edhe grushte.

Skena të pahijshme janë parë të dielën në futbollin kosovar. Gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Hajvalisë dhe Trepçës kishte tensione në mes të të dyja palëve, duke u shkaktuar shpesh rrëmujë, ndërsa ndeshja u ndërpre disa herë. Sidomos në rastin e penalltisë së dhënë për Hajvalinë nga gjyqtari Idriz Kelmendi, të cilën nuk e shfrytëzoi Fillim Guraziu.

Me të përfunduar takimi, në fushë u krijuar një rrëmujë e madhe, ku nuk munguan as fyerjet e shkëmbimet e grushtave. S’mbetën pa u përfshirë në këtë incident as trajnerët e të dyja ekipeve, Synaj Keçi në njërën anë dhe Fidaim Haxhiu në tjetrën, ndërsa nuk i kursyen as ofendimet ndaj njëri tjetrit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/