Ndeshja Brest-Nancy, e vlefshme për kategorinë e dytë të futbollit francez, u bë papritur shumë e rrezikshme për futbollistët në fushë.Portieri i skuadrës udhëtuese u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 2-1 të ekipit të tij dhe nuk ishte aspak dakord me këtë vendim të arbitrit.

Tifozët e Brestit nisën ta ngacmonin portierin pas kartonit të kuq dhe ai reagoi duke shqelmuar topin drejt shkallëve të stadiumit. Të indinjuar, ultrasit menjëherë “vërshuan” në fushë për të dhunuar portierin.Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së personelit të sigurisë në stadium dhe futbollistëve të tjerë, gjithçka përfundoi pa të lënduar.