Teuta e Durrësit zhvilloi miqësoren e tretë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Europa League-s që po zhvillohen në Bullgari. “Djemtë e Detit”, të drejtuar nga Bledi Shkëmbi, iu imponuan me rezultatin e thellë 4-1 ekipit nga Maqedonia e Veriut, Akademia Pandev.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli të Teutës, me autor Tomislav Busic. Sulmuesi kroat gjeti golin e dytë personal në të 56-ën, pasi kundërshtarët maqedonas kishin barazuar, për të ardhur më pas te goli Sherif Kallakut me 11-metërsh në minutën e 78-të.
Fitoren e skuadrës shqiptare e vulosi me shifrat 4-1 Beqja 9 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Ndaj Akademisë Pandev, trajneri Bledi Shkëmbi, provoi edhe disa lojtarë të rinj të ardhur tek Teuta këtë merkato vere, duke i hedhur si titullarë nga minuta e parë, si mbrojtësit Kuro e Todorovski, apo mesfushorin Albano Aleksi.





