Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Mësohet se Hajdari mbante këtë post që prej vitit 2016 kur u emërua nga Këshilli i Ministrave.
Nuk dihen ende arsyet pse Hajdari dha dorëheqjen nga ky post.
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka një eksperiencë të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai dha dorëheqjen si Prokuror i Shkodrës ne vitin 2016.





