Shkëlqim Miri është gjyqtari që u ndalua paraditen e sotme pasi gjatë një kontrolli iu gjetën në banesë 300 milion lekë të vjetra.

Mirëpo, me sa duket, Miri është vetëm një nga disa prej prokurorëve e gjykatësve, të cilët renditen në një listë për "prerjen e kokave",

Akuzat që sipas Report TV rëndojnë mbi ta, janë ato të korrupsionit dhe të fshehjes së pasurisë.

Në media është publikuar një pjesë të dokumentit ku janë emrat e gjykatësve dhe prokurorëve që pritet t’i nënshtrohen kontrolleve dhe hetimit.

Në të njëjtin dokument janë edhe emrat e njerëzve të drejtësisë të dyshuar, por në respekt të hetimeve, emrat nuk janë publikuar.

Nga ajo që dallohet mes rreshtave në dokument, thuhet se hetimet kanë nisur në 9 muajt e fundit dhe deri tani numri i të dyshuarve është 10 vetë.

I pari që ra pre e fushatës së kontrolleve të pasurisë ishte Shkëlqim Miri.