Dikur shkëlqente nga bukuria, merita, aftësia dhe sukses, ndërsa sot është katandisur në një gjendje shumë të mjeruar, pasi vështirësitë në jetë e “rrëzuan”, duke nisur nga ato ekonomike, deri tek më seriozja braktisja nga bashkëshorti, një biznesmen i suksesshëm, por që e la në pikë të hallit!

Vetë ish-prezantuesja e suksesshme Nana Karagianni mbas shumë kohësh mungese në televizion u shfaq në një nga emisionet më të ndjekura të një prezantueseje e cila shquhej për emisionin e saj në të cilin njiheshin dhe martoheshin njerëz.

Kështu prezantuesja e “rrënuar” nga anoreksia dhe e tretur tërësisht, pranoi më në fund të shfaqej para kamerës dhe të pranonte se edhe pse kishte tentuar disa herë nuk ia kishte dalë: “Por këtë herë jam e vendosur që t’ia arrij qëllimit dhe të rigjej vetveten dhe shkëlqimin e dikurshëm që kaq shumë më kanë munguar”, deklaroi ajo.