Kur Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi nga Elbasani se ne siten e vetingut propozonte te kalonin edhe politikanet, te shumte ishin ata qe e konsideruan kete levizje te Bashes si nje sfide te forte karshi mazhorances. Por kjo sfide u zbeh ne me pak se 24 ore.
Si fillim ra ne sy heshtja e plote e Sali Berishes dhe Monika Kryemadhit, te cilet edhe pse njerezit me prane kreut te opozites, nuk thane asnje fjale per vetingun ne politike, qe mund te kishte qene nisma me e forte e ndermarre ndonjehere.
Ne heshtje e kaloi kete çeshtje edhe Presidenti Ilir Meta, per te cilin fjala “veting” eshte njesoj si fjala litar ne shtepine e te varurit. Nuk kaluan vetem pak minuta nga fjalimi i Kryeministrit ne Asamblene e Partise Socialiste, kur deklaroi se jo vetem ai vete, por edhe familja e tij, duke perfshire bashkeshorten, femijet, vellane, kunatin, vjerrin, vjerren dhe baxhanakun ishin te gatshem te kontrolloheshin per pasurine qe zoterojne, dhe Lulzim Basha menjehere beri hapin e pare prapa.
Ne draft propozimin e Partise Demokratike per t'u votuar ne Parlament, flitet shume per kontrollin e lidhjeve te politikaneve me krimin, por jo per vetingun. Kur vinte puna tek pasuria dhe te ardhurat e politikaneve, Lulzim Basha ishte siguruar qe ne draftin e tij te mos kishte asnje reference per te qene, por thjesht nje gjysem fjalie sa per te lare gojen, qe nuk perfshin asnje familjar politikanesh dhe qe ne te vertete sot ezaurohet nga deklarimi ne ILDKPI.
Kur shqiptaret flasin sot per vetingun, ata kane parasysh gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar, te cilet dolen “lakuriq” ne syte e eksperteve shqiptare e te huaj e ne masen 80% u detyruan te largohen nga sistemi i drejtesise pasi nuk justifikonin dot te ardhurat dhe pasurine e tyre te majme.
Ndersa per Lulzim Bashen, vetingu na paskerkesh qene vetem nje fjale populiste, qe ne fakt nuk parashikon kontrollin e imet te pasurise dhe te ardhurave jo vetem te politikaneve, por edhe familjareve te tyre.
Dhe ky bllof i Lulzim Bashes me fjalen veting, qe ne fakt na doli vetem nje ligj bis i dekriminalizimit, u perforcua edhe nga interviste e Oerd Bylykbashit ne oret e pasdites, kur deputeti i PD dhe njeriu i afert i Berishes u sigurua te perseriste serish e serish se “vetingu” i PD kishte vetem nje qellim: zbulimin e lidhjeve te politikaneve me krimin.
Pra per Lulzim Bashen dhe opoziten, VETINGU nuk ka lidhje me pasurine, as me te ardhurat. Per Lulzim Bashen dhe opoziten, familjaret e politikaneve nuk duhet te kalojne ne siten e vetingut. Dhe a e dini perse?
Si do te justifikonte Aurela pasurine e saj ne Shqiperi dhe Hollande? Po vellai dhe babai i Aureles, njeheraz kunati dhe vjehrri i Lulzimit, si do e kalonin siten e vetingut? Per te mos folur me pas per Argiten dhe Shkelzenin, apo Ilirin dhe Moniken, te cilet vetem sa e degjojne fjalen veting dhe u rrenqethet mishi.
Lulzim Basha dje luajti nje bllof. Qe zgjati shume pak. U desh vetem nje fjalim i Edi Rames per t’i kujtuar Lulit, Doktorit dhe Ilirit (te gjithe te angazhuar intensivisht kunder reformes ne drejtesi) se nje veting i vertete perfshin doemos kalimin ne site te pasurise dhe te ardhurave jo vetem te politikaneve, por edhe familjareve te tyre, dhe Lulzim Basha u detyrua te terhiqte mbrapsht cfare kishte thene nje dite me pare.
Nese Vetingu i Edi Rames nxori jashte loje 80% te gjyqtareve dhe prokuroreve, “vetingu” i Lulzim Bashes ia doli vetem qe per 24 ore te fuste ne panik Saliun, Argiten, Shkelzenin, Aurelen, Ilirin dhe Moniken.
Nga Enver Metalla, java