Në Gjykatën e Tiranës sot po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për padinë e Shkëlzen Berishës ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Të dy janë të pranishëm në seancë së bashku me avokatët mbrojtës. Por kësaj radhe në seancë nuk është paraqitur prokurori Agron Gjana, i cili e ka argumentuar mungesën e tij me arsye shëndetësore.

Djali i ish-kryeministrit Berisha kërkoi dënimin e Ballës pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij.

Për këtë ai ka dorëzuar më herët provat në gjykatë që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e akuzave të Ballës dhe ka kërkuar nga gjykata ta dënojë për shpifje.

Bëhet fjalë për një dokument që kreu i grupit PS-së e publikoi në adresë të tij të Facebook-ut dhe i referohet një pagese prej 200 mijë euro të marra nga shtetasi Ismail Mulleti nga djali i ish-kryeministrit. Ai e akuzon për shmangie të detyrimeve tatimore.