27 shtator 2014 – Të lumtur sa më s’ka. Kështu duken në krahët e njëri-tjetrit çifti Shkëlzen Berisha & Armina Mevlani. Ata nuk fshehin më asgjë, madje publikojnë foto nga momentet e kaluara së bashku. 

Kështu, Shkëlzeni që në orët e para të mëngjesit ka publikuar këtë foto në rrjetet socialer me dixhiturën “With my love”. 

Mësohet se aktualisht ata ndodhen në Paris, ku Armina ndjek Javën e Modës, e sigurisht Shkëlzeni e shoqëron! 

Mësohet se edhe  Armina i është përgjigjur me postimin e një kënge të titulluar “Lovesong” të grupit “The Cure”, me premtimin se do ta dojë gjithmonë, pasi edhe vargu i këngës që përsëritet është “I will always love you” (Do të të dua gjithmonë).
/BalkanWeb/