Shkëlzen Berisha ka reaguar pas akuzave të këngëtares Rezarta Shkurta se djali i ish-kryeministrit Berisha ka vrarë qindra fëmijë në Gërdec, dhe nuk ka bërë një ditë burg.

Nga ajo që shkruan në Facebook, Shkëlzeni ka lënë të kuptohet se do të ngrejë padi kundër këngëtares, të cilën e quan partneren e trafikantit të drogës.

“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”.