14korrik 2015 – Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ka shfrytëzuar të dhënat e sotme të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, për të ironizuar kruen e qeverisë, Rama. “Lideri i Rajonit e pret Merkelin në Tiranë, ndërsa qytetarët e tij e presin në Gjermani.

Gjatë qershorit numri i azilantëve shqiptarë në Gjermani eshte rritur me thuajse 20% krahasuar me muajin maj duke u renditur të dytët pas sirianëve, të cilët largohen nga lufta”, shkruan Berisha. Sipas të dhënave, numri i azilkërkuesve shqiptarë është shumë herë më i lartë se atyre nga Serbia, Mali i Zi, Kosova e Maqedonia.

Në vizitën e saj Merkel deklaroi se Gjermania nuk pranon azilantë, por vetëm punëtorë të kualifikuar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/