Shkëlzen Berisha feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçantë për të si nuk mungon urimi dhe surpriza e partneres së tij, Armina Mevlanit.
Blogerja e njohur ka publikuar një video në Instastory ku shihen zbukurime feste dhe mbi të ka shkruar: “Djali i ditëlindjes”.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, partneri im, shoku im i ngushtë. Dita e lindjes tënde do të jetë gjithmonë e veçantë për mua. Le të kërcejmë gjithmonë kështu valsin e jetës … plot ëndrra, plot dashuri dhe të lumtur” – shkruan Armina në Instagram ku ka postuar një foto duke kërcyer me Shkëlzenin.
Dyshja prej vitesh janë në një lidhje sentimentale dhe të gjithë presin dasmën e tyre.





