Shkëlzen Berisha, djali i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, mësohet se ka mbërritur në SPAK.

Edhe pse  nuk ka një informacion lidhur me këtë rast, mendohet se Berisha është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen tragjike të 15 marsit 2008 në fshatin Gërdec, ku një magazinë demontimi armësh shpërtheu duke shkaktuar 26 viktima.