Shkëlzen Berisha është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda teksa kërkoi rihapje të hetimeve për padinë ndaj Taulant Ballës.
Berisha e akuzon Ballën se ka publikuar të dhëna të tij personale për qëllime politike dhe private.
Çështja u mbyll nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila shpalli moskompetencën ndërsa prokuroria i pushoi hetimet.
Berisha kërkon tani rihapje të çështjes.





