Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka befasuar me veprimin e tij të fundit.

Në rrjetet e tij sociale, Shkëlzen Berisha shpesh ndan foto me partneren e tij Armina Mevlani. Por deri më tani nuk e kishim parë të publikonte një foto me dy fëmijët e tij, nga martesa e parë me Sadije Berishën.

Kujtojmë se e vetmja foto e tij me fëmijët e bërë publike është postuar shumë vite më parë dhe qartësisht duket të jetë e preferuara e tij, pasi ai cover e shoqëron për një kohë të gjatë.

Zeni ka ndarë një foto teksa pushon me dy fëmijët e tij dhe mbesën. Ata janë rritur tashmë dhe nuk duken të njëjtë me atë të fotos ‘historike’ . 

Nuk mund të mbetej pa reaguar dhe Armina e cila ka pëlqyer postimin dhe ka komentuar me disa zemra.