Shkëlzen Berisha, djali i kreut të PD-së Sali Berisha ka reaguar për herë të parë që prej marrjes zyrtarisht të pandehur nga SPAK të babait të tij dhe për dosjen ndaj këtij të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha është ndalur tek detaji skandaloz, ku SPAK ka konsideruar si krim për pastrim parash dhënien e ndihmës për tre fëmijët autikë, teksa e krahason me skandalin e mjekëve të Onkologjikut, që nxorri në pah mungesën e barnave jetike për të sëmurët me kancer.

“Të vjedhesh ilaçet e të sëmurëve me kancer nuk është krim! Të ndihmosh fëmijët autikë është krim.”, shkruan ai në rrjetet sociale.