Sadija ka nisur pushimet me familjen e saj, por natyrisht pa Shkëlqznin, bashkëshortin e saj. Ditën e djeshme, ajo ka postuar në Facebook një foto familjare.

Ajo paraqitet e vetme mes katër fëmijëve të saj, dy djemve Micki dhe Lajdonin dhe vajzave, Moradi dhe Medinën.

Sadija  shtoi edhe një album të fëmijëve të saj me mbishkrimin: “Falënderoj Zotin për katër engjëjt që më ka dhuruar.”

Martesa e tyre ka pësuar krisje që para zgjedhjeve. Atëherë u përfol që Shkëlzeni, djali i kryeministrit Berisha, ishte në një lidhje dashurie me Armina Mevlani, e njohur në botën e modës. 

Shkëlzeni është babai i dy fëmijëve me Sadijen, një vajzë dhe një djalë, Lajdoni dhe Moradi. Dy fëmijët e tjerë, Sadija i ka nga një martesë e mëparshme.