TURQI– Një nga historitë më të pabesueshme u shtjellua në sallat gjykatës në Turqi.

Sipas çështjes, i ati kishte bërë ujdi me shkëmbim vajzën e tij vetëm për një lopë.

Sipas gazetës turke Hurriyet, babai me emrin Ali, nga fashti Korkout, që ndodhet jashtë Ankarasë, ra dakord për shkëmbimin e kafshës me vajzën e tij, ku shkëmbyesi –pala tjetër-  u martua me vajzën.

Por, e gjithë kjo marrëveshje u bë pa miratimin e vajzës dhe në kundërshtim me dëshirat e saj për t’u martuar me matrapazin.

Atëherë, i ati i saj duke përdorur dhunë fizike dhe psikologjike e detyroi të pranonte zgjedhjen e tij me pretekstin se ai tashmë e kishte marrë lopën…
Kështu e bija iu drejtua drejtësisë.

Çështja arrtit në gjykatë, e cila urdhëroi të atin e saj për të marrë trajtim psikologjik dhe i vendosi masa kufizuese në favor të vajzës.

Në mënyrë të veçantë, nuk i lejohet të vizitoj të bijën dhe aq më shumë të ushtroj kontroll mbi asetet (pasurinë) e saj.

Në qoftë se ai shkei urdhërin e gjykatës, atëherë përballet me dhjetë vjet burg.