Afrikë e jugut, 1 mars 2014 – Një filmim i ri ka dalë në skenë, ndërsa të hënën pritet të nisë gjyqi ndaj atletit Oscar Pistorius. Në imazhet e bëra publike nga Sky News dhe të fiksuara nga kamera e një supermarketi dallohen mjaft qartë Oscar dhe e dashura e tij, Reeva Steenkamp, ndërsa qeshin, flirtojnë dhe puthen njëri me tjetrin. Kampioni paraolimpik, me dy këmbë të prera, vrau 14 shkurtin e vitit të kaluar të dashurën e tij. Oscar u mbrojt duke thënë se mendoi se ajo ishte një hajdur që i kishte hyrë në shtëpi e prandaj qëlloi ndaj saj. Filmimi ku çifti i të rinjve duket i dashuruar dhe i lumtur është bërë vetëm 10 ditë para vrasjes.

/agjencia e lajmeve “Oskar”/