Bledi Shkëmbi ua “faturon” këtë humbje mungesave dhe lodhjes. Sipas tij, rezultati ishte pasojë e këtyre dy faktorëve, ndonëse saktësoi se gjithçka u bë më e vështirë edhe prej kundërshtarit që në shtëpi nuk fal askënd.
“Ishte një ndeshje e vështirë, ndaj një ekipi që në fushën e tij gabon shumë rrallë. Vuajtëm mungesat, por edhe lodhjen fizike të të gjithë këtij kampionati”, tha fillimisht gjatë deklaratës së dhënë për mediat në përfundim të ndeshjes trajneri i Teutës.
Ai foli edhe për objektivat, ndërsa theksoi se asgjë nuk ka mbaruar. “Kemi një ndeshje finale në të ardhmen, ku do të synojmë ta fitojmë për të arritur objektivin që kemi për Kupat e Europës”, përfundoi korçari i stolit të Teutës.





