Një barazim që nuk i shkon përshtat Teutës dhe këtë e pranoi në një intervistë trajneri i durrsakëve Bledi Shkëmbi që në fund të sfidës.

Ky barazim çfarë shije ju lë? 

Pritshmërinë ishin dhe janë maksimale, ajo që më zhgënjeu më shumë është loja se sa rezultati. Shpresoj që të gjitha defektet ti rregullojmë në ndeshjet e ardhshme. 

Patët frikë? 

Jo vetëm unë, por të gjithë trajnerët kur shohin ekipin që nuk përgjigje, e mendova të vështirë kthimin. Ashtu siç e mendova ashtu shkoi. 

Ka një notë për Busic? 

Busic bëri më së miri detyrën për aq minuta sa luajti. Është normale që ndeshja e parë me ne. Dje na është bashkuar. Ka një notë pozitive. 

Goli i anuluar i Busic… 

Në fakt është hera e parë që e shoh. Kam bërë një pak me veten dhe me klubin që për ne ka gjithmonë të drejtë arbitri. Duhet të mbarojnë aty vendimet, nuk duhet të merremi me polemika. Nuk do të merrem ndonjëherë. Në fushë marrim atë që meritojmë. Në qoftë se arbitri e jep, është e vendosur, nuk kthehet më. 

Mos ndoshta lajmet që kanë ardhur nga Vlora e kanë ulur përqendrimin dhe motivimin e lojtarëve? 

Me atë çfarë pamë në fushë, ndoshta ka ndikuar dhe kjo. Jemi munduar të bëjmë detyrën tonë, të jemi seriozë. Sot në fushë nuk e bëmë. Ndoshta është një e metë dhe e stafit dhe e lojtarëve. Flamurtari është një ekip i konsoliduar. Këtë e tregoi edhe sot. Pavarësisht problemeve. 

Mos ndoshta ndikoi presioni që donit ta fitonit patjetër ndeshjen? 

Së pari ishte dhe meritë e kundërshtarit, që e kishte përgatitur ndeshjen mjaft mirë. E dyta terreni nuk të lë të bësh një marrje të mirë. E treta mendoj se është dhe ana psikologjike. Nuk kishim besimin e duhur për të qarkulluar topin. 

Vendosja e Kallakut dhe Traore… 

Është një moment këndvështrimi. Unë mendoj që Kallaku është më i rrezikshëm kur është me fytyrë nga porta. Bushiç kishte afër edhe Prognin edhe Kamaranë. Gjendja fizike e tij nuk ishte maksimale. Ndoshta është dhe gabim, por mendimi im ky ishte.