Çfarë ndjesie është të fitoni përballë Skënderbeut?
Vinim nga një situatë e keqe, ndaj nuk mendova kë do kishim përballë. Ishte një ndeshje speciale, por dëshira ishte e madhe për ta fituar ndeshjen dhe arritëm ta fitonim.
Skuadër cinike që shfrytëzon mundësitë që ka. A është kjo mënyra e duhur?
Gjatë javës nuk është se ndryshuam shumë. Arritëm fitoren me pak raste dhe është normale, pasi përballë Skënderbeut nuk mund të kesh shumë raste. Arritëm të shënonim penalltinë dhe me Bicin nga goditja standarde. Pas çdo ndeshjeje ne mundohemi të gjejmë gabimet. Në kampionatin shqiptar të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Për fat të mirë, rastet që na u paraqitën i shënuam. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë dhe me luftë arritëm të shkonim në sulm dhe të shënonim.
Pika më e fortë e skuadrës suaj ishin agresiviteti dhe duelet e fituara….
Në pjesën e parë i fituam të gjitha duelet, ky ishte ndryshimi nga ndeshja e fundit ndaj Luftëtarit. Jam marr 10 minuta me skuadrën dhe nuk kërkova tërheqjen pavarësisht rezultatit. Ana psikologjike e skuadrës bën të sajën. Nuk ishte dëshira ime që të tërhiqesha.
Mendon që i mungon diçka tjetër mesfushorëve Avdyli dhe Kallaku?
Kërkoj jo vetëm nga këta të dy, por nga të gjithë lojtarët, që të kenë personalitet kur të kenë topin në këmbë. Avdyli vjen nga kampionati kosovar, por kampionati ynë ka ritëm tjetër. Kallakut i duhet kohë. Po punoj shumë dhe dua që skuadra të rritet.
Trajneri i Partizanit, Gega ishte në stadium…
Ne duhet të punojmë nga ana psikologjike për të pasur vazhdimësi. Do shkojmë të luajmë ndaj Partizanit, pa frikë dhe ndrojtje për të marrë një rezultat pozitiv.





