Teuta ka barazauar me Tiranën dhe trajneri Shkëmbi ka komentuar rezultatin kun ë dy ndeshje Teuta ka barazuar por nuk ka shënuar asnjë gol
Dy ndeshje, zero gola të shënuar dhe zero të pësuar… Gota gjysmë plot, apo gjysmë bosh?
Personalisht do të kisha preferuar të kishim shënuar dy dhe pësuar një, gjithsesi më pëlqen që skuadra po shfaqet mjaft mirë në fushë ne lojës. Edhe ndaj Flamurtarit, por edhe me Tiranën, vuajtëm në finalizim, por kemi detyrë të punojmë më shumë për të shfrytëzuar rastet e krijuara .
Latif shpërdoroi një rast flagrant…
Më vjen keq për Latif, pasi e shoh nga afër dhe e di që punon shumë për të qenë në formë të mirë. Sulmuesi është i pari që e vuan një rast të humbur, por besoj se në vijim do të korrigjojë shënjestrën.
Të pëlqen skuadra, apo duhet të presim akoma për këtë përgjigje?
Kemi luajtur mjaft mirë në dy takimet e para, por kampionati është i gjatë dhe kundërshtarët shumë të fortë. Ka ende kohë për bilance, pasi tani duhet të përqendrohemi te puna në fushën e lojës.
Latif ka treguar edhe sezonin e kaluar, se ka probleme me shënjestrën… A përbën një problem kjo për Teutën?
Është e vërtetë kjo që keni konstatuar, por unë kam besim të plotë te sulmuesit e mi dhe e di që edhe golat e Latif do të vijnë. Duhet të punojmë shumë edhe në stërvitje për këtë, por jam i kënaqur me impenjimin e lojtarëve të sulmit.
A ua vështirësoi punën aktivizimi i Grecës?
Po, pasi na u deshën rreth 10 minuta për të reaguar ndaj asaj lëvizjeje të Tiranës. Në të tilla raste, janë lojtarët me eksperiencë ata që i japin drejtim situatave. Gjithsesi unë jam trajner i ri dhe normalisht që edhe nga këto situata do të mësoj për të ardhmen.
Kruja duket i rilindur me ju…
Po, është e vërtetë dhe Kruja edhe sot ishte në një formë mjaft të mirë. Ka të dhëna të mira si teknike, ashtu edhe fizike, ndaj besoj se do të bëjë një sezon mjaft të mirë.





