Meriton Korenica shënon tre gola në fitoren 1-3 të Prishtinës ndaj Tiranës, njëri më I bukur se tjetri dhe në intervistën pas ndeshjes falënderon pikërisht Blendi Shkëmbin.

Në verën e 2017-ës ai ishte një i ri dhe kaq. Në Prizren e mbanin në stol, por pas 2-3 seancave të para, Shkëmbi tha: “Ky është e ardhmja!” dhe e gradoi kapiten.

Tani Blendi Shkëmbi ka zbarkuar në Durrës, jo vetëm për të trajnuar një skuadër me pretendime, por dhe pse jo, t’i bëjë dhuratë vetes dhe klubit ndonjë të ri që shndërrohet në të rëndësishëm.

Ata nuk janë pak në skuadrën e Teutës, duke filluar nga Vogli në qendër mbrojtje, afrikani Faje në mesfushë, Vila, Kallaku, Deliu e Veçaj, etj.

Të gjithë rreth 20 vjeç, me shumë talent, por ende me shumë detaje për t’u përmirësuar. Ndonjërin mund ta shohim që javën e parë në formacion, por është e sigurt që deri në fund të gjithë do kenë shanset e tyre.