DURRËS, 6 gusht 2014 – Në zonën e Shkëmbit të Kavajës, që ndodhet nën juridiksionin e komunës së Rrashbullit, shpërthimi i herëpashershëm i ujërave të zeza, po shqetëson banorët, pronarët e objekteve turistike dhe vetë pushuesit.
Disa puseta kanë shpërthyer duke formuar pellgje dhe burime të mëdha uji të ndotur, nëpër oborre, trotuare dhe në rrugët e zonës turistike.
Bodrumet e një blloku pallatesh janë përmbytur plotësisht, duke shkaktuar jo vetëm dëme, por edhe ndotje masive.
I kontaktuar nga “Dyrrah”-u, Prefekti i Qarkut z. Rolant Xhelilaj tha se mediet elektronike po e fryjnë më shumë se ç’duhet problemin, pasi UKD sha (Ujësjellës-kanalizimet) kanë ndërhyrë dhe kanë normalizuar situatën.
Z. Xhelilaj u shpreh se i është raportuar se ka shpërthim të ndonjë pusete të ujit të pijshëm dhe se do të verifikonte rastin e pretenduar nga disa banorë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





