Mungesa më e madhe për durrsakët në sfidën me Kamzën do të jetë Tomislav Bushiç, i cili vazhdon të punojë i diferencuar dhe ka arritur të fitojë gjendjen e tij, por stafi nuk kërkon të rrezikojë kroatin edhe për këtë takim, ku pritet më pas të jetë titullar në një nga ndeshjet më të rëndësishme, atë me Kukësin pas një jave.
Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe ka punuar nën urdhrat e stafit teknik dhe teknikut Shkëmbi. Në fakt, lojtari nuk është riaftësuar në kohë dhe ka një problem në kofshë.
Kjo ka bërë që Bushiçi të mos luajë në sfidën me Tiranën, në Kupë me Lushnjën dhe tani në kampionat me Kamzën. Shpresohet që kroati të jetë gati për takimin e fundjavës tjetër, në të kundërt, planet e Shkëmbit do të komplikoheshin edhe më shumë.
Ndërkaq, një nga më të mirët në ndeshjen me Lushnjën, Uendi Vecaj, ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushave të paktën për një javë, duke humbur kështu ndeshjen e radhës me Kamzën dhe atë pas një jave me Kukësin.
Shkodrani ka pësuar një dëmtim në gjurin e tij të majtë (i ka mbledhur ujë) dhe ka nisur me terapinë, për të shpresuar te rikthimi i tij sa më shpejt në ndihmë të skuadrës. Duhet thënë se lojtari ka qenë me fat, pasi nuk i ka prekur ligamentet, ç’ka do ta detyronin të operohej me patjetër.





