Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, mori përgjegjësinë për humbjen e thellë 3-0 në fushën e Laçit. Ai deklaroi se ekipi nuk kishte ditur të reagonte, por shpresonte që kjo të ishte një paraqitje jashtë të zakonshmes për skuadrën e tij.
“Kundërshtari e meritoi, e kishte përgatitur ndeshjen më mirë, por pavarësisht kësaj vazhdoj të kem besim te ekipi. Të gjithë bëjnë gabime, siç bëmë individuale, përgjegjësia është e imja se duhej ta kishim përgatitur ndeshjen ndryshe nga ana psikologjike.
Nuabueze?
Kishim punuar për të ndalur lojtarin kryesor por për gabimet tona dhe meritën e tij nuk arritëm. Kampionati nuk mbaron këtu dhe duhet përgatitur ndryshe psikologjikisht ndeshja e radhës. Edhe vjet bëmë paraqitje të shëmtuar dhe mora përgjegjësitë se nuk bëmë mjaftueshëm nga ana psikologjike për të përgatitur ndeshjen në fushën e Laçit.
Në situata të vështira janë lojtarët me karakter e liderët që ndihmojnë skuadrën. Pavarësisht rezultatit të fundit mendoj që i kemi këta lojtarë dhe mendoj se është vetëm një ditë e keqe e jona.
Jemi me këmbë në tokë të gjithë, stafi e lojtarët. Por unë ndryshe nga ju e di mirë që në futboll bëhen gabime dhe reagimi është ai që bën ndryshimin. Ne nuk arritëm të reagonim në asnjë moment. Kjo është për t’u shqetësuar. Por jam i bindur se që nga ndeshja e ardhshme do të jetë ndryshe”, tha Shkëmbi.





