Një vello e lehtë zhgënjimi ka mbuluar Teutën në këtë periudhë. Humbja në Gjirokastër dhe ai barazim pas një avantazhi të dyfishtë ndaj Skënderbeut kanë bërë që tek “Djemtë e Detit” të mbizotërojë një ndjenjë trishtimi, megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar dhe trajneri Bledi Shkëmbi i cili në asnjë moment nuk ka ndalur se inkurajuari futbollistët e tij ka besim se kjo situatë e pafat do të përfundojë shumë shpejt.
"Na vjen keq që kundërshtarët na kanë ndëshkuar në ato pak raste që kanë patur, por sigurisht janë edhe përgjegjësitë tona në mënyrën sesi i kemi administruar ndeshjet, sidomos atë me Skënderbeun në minutat e fundit".
Amadu Latif, 9 gola të realizuar, Tomislav Busic 5 gola të shënuar me Flamurtarin, 0 gola në 2019-ën për të dy sulmuesit që tashmë janë bashkuar te Teuta.
Shkëmbi nuk i kryqëzon dy futbollistët e tij, përkundrazi u jep mbështetjen maksimale.
"Patjetër që kur nuk shënojnë sulmuesit kryesorë është një shqetësim, por për fat të mirë ne kemi arritur të shënojmë, por në momentet kur ata ata të gjejnë rrjetën do të jetë më e lehtë për ne.Rezultatet pozitive të dy fazave të para kishin zgjeruar perimetrin e objektivit, këtë e kuptoi edhe tekniku korçar, por një shprehje e vjetër popullore thotë: “Shtriji këmbët sa ke jorganin” dhe durrsakët kanë vetëm Europën në mendje.Shikimi ynë nuk ka ndryshuar asnjëherë. Synimi ynë është të luajmë në kupat e Europës. Kam besim që do të rikthehemi ku kemi qenë në dy fazat e para".





