Shkëmbim me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, thuhet se pasagjerët e dy automjeteve të ndryshme kanë shtënë me armë teksa po qarkullonin në afërsi të teatrit “Migjeni”.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, e cila u shënua në një nga zonat më të populluara në qytetin verior.
Policia po punon për ndalimin e dy automjeteve dhe personave të përfshirë në konflikt.





