Një fëmijë 9 vjeç mbeti viktima e përplasjes me armë zjarri mes dy personave. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Strellc, komuna e Deçanit në Kosovë. Koha.net shkruan se, i mituri po hante në një “Fast Food”, ku pas një mosmarrëveshje paraprake mes dy personave ka ndodhur një shkëmbim zjarri para lokalit dhe është goditur viktima, i cili quhej Ylber Malaj.
Viktima në vend të ngjarjes është plagosur e më pas ka vdekur gjatë transportimit në Qendrën Mjekësore në Deçan. Këtë e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, stacioni në Pejë, për korrespodentin e Kohës Ditore në Pejë.
Burime të Kohës Ditore brenda policisë në Pejë, bëjnë të ditur se është arrestuar një person i dyshimtë (D.L.) për vrasjen e 9 vjeçarit në Strellc.