Rusia dhe Ukraina kanë rinovuar marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve.
Këshilltari i lartë presidencial, Andriy Yermak kla deklaruar se 84 persona janë shkëmbyer mes dy vendeve. Më konkretisht 44 janë ukrainas dhe 40 rusë.
Nëpërmjet një postimi në Telegram, Yemak shkruan se 42 prej tyre ishin ushtarë, ndërsa dy të tjerët civilë. Sakaq bën me dije se disa nga të burgosurit kishin pësuar lëndime për shkak të torturave.
Nga ana tjetër, Moska konfirmoi lajmin se 40 të burgosurit rusë janë kthyer në territorin e tyre, ku nëpërmjet një postimi në Telegram shkruan se “Të gjithë ë liruarve po iu ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”.
Të dy palët kanë përfunduar shkëmbimet e rregullta të të burgosurve gjatë luftës 15-mujore.