SHBA, 22 mars 2013 – Momente paniku në një dyqan ushqimor kinez në Filadelfia. Një burrë, me kapuç në kokë, ka qëlluar me armë drejt derës së dyqanit dhe më pas ka tentuar të futet brenda. Ndërkohë, 6 të rinj që ndodheshin aty, tentojnë të mbrohen duke u përpjekur me të gjitha forcat të mbajnë derën mbyllur.

Skena është filmuar nga telekamerat e dyqanit dhe në sekuencën filmike duken mjaft qartë nga njëra anë përpjekjet e 6 të rinjve për t’i shpëtuar furisë vdekjepurëse të personit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende, dhe nga ana tjetër “dëshira” e çmendur e njeriut të armatosur për t’u futur brenda në lokal dhe për të shtënë pa marrë parasysh asgjë. Fatmirësisht gjithçka u mbyll mirë, pasi ‘psikopatit’ i mbaruan plumbat dhe u larguar, ndërsa djemtë e rinj shpëtuan me disa plagosje të lehta.

m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/