Fizikani dhe kozmologu anglez Stephen Hawking, pas një qëndrimi shumëvjeçar ateist, ka ndryshuar mendje, duke pranuar se Zoti edhe mund të ekzistojë. Në fakt, ai gjithnjë e ka lënë të nënkuptohej një gjë e tillë, por kurrë nuk e kishte thënë kaq hapur. Sipas tij, universi ishte aq perfekt, sa duhet të ekzistonte një forcë rregullatore, por kurrë nuk e kishte pohuar se ajo forcë rregullatore ishte edhe inteligjente.
Ai ka befasuar komunitetin shkencor, kur, gjatë një fjalimi në Universitetin e Kembrixhit, tha se ai besonte se “pas krijimit të universit ishte një formë e inteligjencës.”
Duke e prezantuar veten para studentëve në Universitetin e Kembrixhit, shkencëtari me famë botërore deklaroi se vitet e tij të hulumtimit mbi krijimin e kozmosit e kanë udhëhequr atë për të veçuar një faktor të çuditshëm shkencor, për të cilin ai thotë se është në shumë mënyra në kundërshtim me ligjet universale të fizikës. Ky fenomen i çuditshëm, të cilin ai e quan “faktori Zot”, ka qenë në origjinën e procesit të krijimit dhe duhet të ketë luajtur një rol të madh në përcaktimin e formës aktuale të universit.