Këtë javë në sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës u zhvillua konkursi shkencor mes nxënësve të klasave të katërta të shkollave 9-vjeçare të qytetit me temë: “Shkenca midis nesh”, i cili kishte për qëllim njohjen dhe pasurimin e përgatitjes së deritanishme të nxënësve në njohjen e historisë dhe vlerave të atdhedashurisë.

Në takimin final u përfaqësuan pesë shkollat fituese në pesë takimet e ditëve të shkuara. Ekipet ishin: “Jusuf Puka”, “Vinçens Prendushi”, “Marie Kaçulini”, “Kushtrimi i lirisë” dhe “Vasil Ziu”. Pas një gare të fortë, grupi më i mirë u shpall grupi i shkollës “Marie Kaçulini”, që përfaqësohej nga nxënësit: Arlind Kacadei, Mariano Baçi, Daniela Traja, dhe Eugesta Qokaj.

Mësueset e klasave të katërta të kësaj shkolle Julinda Bllaca, Etleva Qorri, Enkeleida Shahini, dhe Luljeta Beqaj kanë të drejtë të gëzohen për fitoren, por edhe të krenohen me rezultatet e nxënësve të tyre.