Ideja e përhapur se truri i njeriut arrin pjekurinë në moshën 18 vjeç po vihet seriozisht në pikëpyetje nga studimet më të fundit shkencore.
Një kërkim i ri, i publikuar në revistën prestigjioze Nature Communications, tregon se zhvillimi i trurit vazhdon shumë më gjatë nga sa mendohej më parë.
Studiuesit analizuan aktivitetin cerebral të mbi 3,000 individëve, që nga foshnjat e porsalindura deri te të rriturit 90-vjeçarë.
Të dhënat zbuluan se truri kalon nëpër pesë faza kryesore zhvillimi, me ndryshime të thella strukturore dhe funksionale që nuk ndalen në fund të adoleshencës, por vijojnë deri rreth moshës 32 vjeç.
Sipas studimit, zonat e trurit që lidhen me vendimmarrjen, vetëkontrollin dhe planifikimin afatgjatë janë ndër të fundit që piqen plotësisht.
Kjo shpjegon pse shumë të rinj, edhe pse ligjërisht konsiderohen të rritur, vazhdojnë të përmirësojnë aftësitë emocionale dhe njohëse në vitet që pasojnë.
Zbulimi ka pasoja të rëndësishme për mënyrën se si shoqëria e percepton pjekurinë, përgjegjësinë dhe edukimin. Studimi sugjeron se zhvillimi mendor është një proces i gjatë dhe kompleks, duke rrëzuar përfundimisht idenë se gjithçka mbyllet me mbushjen e 18 viteve./TAR





