Shkencëtarët kinezë kanë realizuar një arritje të rëndësishme në fushën e transplantit të organeve, duke transplantuar për herë të parë mëlçinë e derrit te një njeri. Kirurgët e Fourth Military Medical University në Kinë ndryshuan gjenetikën e një derri dhe transplantuan indet e mëlçisë te një pacient me trurin e vdekur.
Organizmi i njeriut nuk e refuzoi organin dhe ai funksionoi normalisht për 10 ditë, deri në përfundimin e studimit pas kërkesës së familjarëve të të ndjerit. Ky arritje është e rëndësishme pasi transplantet e organeve të derrit mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të mungesës së dhuruesve për pacientët me mosfunksionim të mëlçisë.
Megjithatë, ndonëse organet e derrit janë të ngjashme me ato të njerëzve, ato kërkojnë ndryshime gjenetike për t’u parandaluar refuzimin nga sistemi imunitar.