24 qershor 2015 – Doktorët paralajmërojnë që xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat e këmbëve.

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim të nervit të këmbës dhe mjekët i prenë xhinset e ngushta për të patur mundësi për lehtësim.

“The Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry” ka përshkruar rastin ku një 35-vjeçare humbi kontrollin, pasi këmbët e saj u frynë.
Pasi ajo nuk po i ndjente më këmbët e saj, u dërgua në spital, ku doktorët i prenë xhinset dhe panë se muskujt e saj dhe nervat ishin dëmtuar. Më pas ata i prenë xhinset, muskujt e gruas u lëshuan dhe ajo nisi të ecte sërish. 

Doktorët kanë paralajmëruar gjithashtu më herët për të mos veshur taka të larta dhe xhinse të ngushta, pasi këpucët e tilla rrisin presionin në legenin e trupit, dhe xhinset rrezikojnë dëmtimin e nervave.

/S.L. agjencia e lajmeve ‘Dyrrah”/