Një planet i ri është zbuluar nga ekipi ndërkombëtar hulumtues i udhëhequr nga Universiteti i Hawait në Mānoa, duke vlerësuar se planeti është “disa herë më masiv” se Jupiteri.

Profesori në Unisersitetin e Mānoas, Eric Gaidos, tha se ky planet mund të shihet me teleskop njëlloj si të tjerët.

Planeti i ri, i quajtur 2M0437b, u gjet në një “çerdhe yjore” dhe u krijua përafërsisht disa miliona vjet më parë – afërsisht në të njëjtën kohë kur ishujt kryesorë Hawai dolën nga oqeani. Ky zbulim i mrekullueshëm i shtohet një liste elitare të planetëve që ne mund t’i vëzhgojmë drejtpërdrejt me teleskopët tanë,” tha profesori në Unisersitetin e Mānoas, Eric Gaidos.