Kompleksi vullkanik që shtrihet në kodrat afër Romës, i cili mendohej se ishte jo aktiv, po rrezikon të shkaktojë një katastrofë.
Pas qindra vitesh jo aktiv, vullkani ka nisur të zgjohet dhe të mbledhë llavë në brendësi të tij.
Tashmë shkencëtarët kanë kuptuar se kodrinat e “heshtura” nuk janë aspak të tilla, megjithëse shpërthejnë shumë rrallë.
Zona është rreth 120 milje në veri të malit Vezuv, që shkatërroi qytetin e famshëm në antikitet të Pompeit, e që e la zonën të mbuluar me pluhurin dhe llavën e tij për mëse 1500 vite.
Në të njëjtën kohë, zona është vetëm 15 milje larg zemrës së Romës antike dhe ofron me gjelbërimin e saj një ambient mjaft të këndshëm për banorët e kryeqytetit italian dhe turistët e shumtë.
Miliona turistë mund të jenë në rrezik nëse vullkani do shpërthejë, pasi Roma është kryeqendra e tretë më e vizituar në Europë, pas Londrës e Parisit.
Shkencëtarët thonë se aktivizimi i vullkanit ka shtuar numrin e tërmeteve gjatë viteve të fundit. Epiqendra e tyre ka qenë më pranë tokës, gjë që tregon se shpërthimi i vullkanit është i afërt raporton Daily Star.





