Shkencëtarët kanë shpjeguar pse ndodh kjo.
Edhe pse për shumë njerëz duket si një ekzagjerim, kur teshtijmë disa herë radhazi, në fakt pastrojmë ngacmues të shumtë nga kanalet tona të frymëmarrjes – dhe numri ideal i përsëritjeve duket të jetë tre herë.
Më shpesh, teshtijmë sepse ka grimca të huaja në hundë dhe kjo është mënyra më e mirë për t’i nxjerrë jashtë.
Ajo që shumë njerëz vënë re kur teshtinë është se në shumicën e situatave nuk mund të ndodhë pa tri përsëritje, megjithëse ka mundësi të jetë më pak.
“Kur dikush teshtin tri herë, hera e parë shërben për të “zhvendosur” këta trupa të huaj nga muret e brendshme të hundës, herën e dytë i lëviz drejt vrimave të hundës dhe herën e tretë i nxjerrim nga hunda”, shpjegon dr. Jordan Josephson nga spitali Lenox Hill në Nju Jork.
Ka shumë arsye që mund të çojnë në teshtitje. Infeksionet virale të traktit respirator, si edhe ftohjet e zakonshme që mund të irritojnë membranat e brendshme në hundë.
Ajri i ftohtë mund të bëjë të njëjtën gjë, ashtu si alergjenët e shumtë siç janë poleni, pluhuri ose myku.
Por këto nuk janë të vetmet gjëra që lidhen me teshtitjen. Disa njerëz teshtijnë kur dalin jashtë në diell – kjo është një gjendje e njohur si “refleksi i teshtitjes fototike” dhe prek 10 deri në 35 për qind të popullsisë, sipas disa studimeve.
Pavarësisht nga arsyeja e teshtitjes, sigurohuni që gjithmonë të mbuloni hundën dhe gojën për të parandaluar përhapjen e mikrobeve.