Shkencëtarët thonë se në bazë të fytyrës së tij në perfeksion absolut, aktori Robert Pattinson është mashkulli më i bukur i planetit.
Kirurgu estetik, Julian De Silva aplikoi në fytyrat e personazheve të famshëm “Golden Ratio of Beaty Phi”, një ekuacion i përdorur nga Grekët e Lashtë për të matur bukurinë absolute.
Doktori De Silva, që drejton Center For Advanced Facial Cosmetic And Plastic Surgery në Londër, ka përdorur teknikat e fundit kompjuterike në fytyrat e yjeve, të bazuara në algoritëm.
“Këto teknika të reja të hartës kompjuterike na japin mundësi të zgjidhim disa mistere të asaj që e bën dikë fizikisht të bukur”, ka deklaruar ai për Daily Mail.
Në këtë klasifikim special Pattinson ka përqindjen më të lartë të perfeksionit me (92,15%), më pas vijnë Henry Cavill dhe Bradley Cooper të dy me të njëjtën përqindje (91.08%).
Brad Pitt (90.51%), George Clooney (89,91%), Hugh Jackman (89,64), David Beckham (88,96%), Idris Elba (88,01%), Kanye West (87,94%) e Ryan Gosling (87,48%).





