Polipi i vogël i hidrës, që jeton në ujërat e ëmbla, që prej kohësh përbën një interes të madh për shkencëtarët. Kjo kafshëz është me të vërtetë e pavdekshme dhe nuk shfaq kurrfarë shenjash plakjeje.
Studiuesit gjermanë vendosën të deshifrojnë bazën gjenetike të pavdekësisë së hidrës, dhe të befasuar zbuluan se sekreti i saj fshihet në gjenin FoxO. Ai është i mirënjohur, pasi gjendet tek të gjitha kafshët dhe njerëzit.
Rezulton se ky gen i mban qelizat staminale (burimore ose mëmë) në gjendje përherë aktive dhe si rrjedhojë e kësaj ndodh ripërtëritja e vazhdueshme e indeve.
Tani shkencëtarët shpresojnë së paku të zbulojnë faktorët që ndikojnë në punën e genit FoxO, të tillë si mjedisi, dieta dhe mënyra e jetësës së njeriut.