24 korrik 2013 – Shkencëtarët e kanë gjetur 'molekulën e keqe' të trurit që është përgjegjëse për të gjitha ndjenjat tona të stresit dhe shqetësimit. Hulumtuesit besojnë se proteina – e quajtur CRF1 – po ashtu mund të lidhet me depresionin. Ekipi nga 'Heptares Therapeutics', një kompani mjekësore me bazë në Hertfordshair, shfrytëzoi një nga makinat më të fuqishme në botë me rreze X për të studiuar gjëndrën e hipofizës së trurit. Ka kohë që dihet se kjo gjëndër kontrollin stresin, ankthin dhe depresionin, duke liruar materie kimike stresi, raporton 'Sunday Times'. Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se reagimi nxitet nga CRF1 – që gjendet në membranën e jashtme të qelizave të gjëndrës së hipofizës. Fiona Marshall, udhëheqësja e ekipit të shkencëtarëve në Heptares, i tha gazetës: 'Sëmundjet e lidhura me stresin, si: depresioni dhe ankthi prekin ¼ e të  rriturve çdo vit, por atë që shumë njerëz s'e kuptojnë është se këto sëmundje kontrollohen nga proteinat në tru, një nga të cilat është CRF1.